Loading…

Kryediplomati austriak kërkon që BE-ja t’i ofrojë perspektivë Ballkanit Perëndimor

  • 10/05/2021 | 15:29

Kryediplomati austriak kërkon që BE-ja t’i ofrojë perspektivë Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg thotë se marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor nuk duhet të reduktohen vetëm në proceset e negociatave të pranimit, por që rajonit duhet t’i jepet një perspektivë e prekshme në disa mënyra, raporton Tanjug.

Përpara debatit strategjik të ministrave të BE-së mbi Ballkanin Perëndimor, Schallenberg paralajmëron për një “luftë midis dy modeleve të jetës” në këtë rajon.

“Njëri është një model evropian dhe tjetri mund të vijë nga jashtë nëse ia kthejmë shpinën Ballkanit Perëndimor dhe krijojmë një vakum që do të ndihet shpejt dhe që nuk do të jetë në interesin tonë strategjik”, thekson Schallenberg.

Homologu i tij slloven, Anze Logar, tha se Ljubljana zyrtare mbështet pikëpamjen se Ballkani Perëndimor ka vlerë strategjike për BE-në.

Para takimit të Këshillit të BE-së, Logar njoftoi se Sllovenia do të organizojë një samit jozyrtar mbi Ballkanin Perëndimor në fillim të tetorit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë