Loading…

Kryediplomati Bujar Osmani thërret për de-eskalim në Veri, vë në gatishmëri OSBE’në që e kryeson

  • 26/05/2023 | 18:14

Kryediplomati Bujar Osmani thërret për de-eskalim në Veri, vë në gatishmëri OSBE’në që e kryeson

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili në kapacitetin e kryesuesit të OSBE’së ka vizituar Serbinë dje dhe sot qëndroi në Kosovë shprehu gatishmërinë e menjëhershme për të asistuar në de-eskalimin e situatës, transmeton Gazeta Metro.


Kryediplomati Osmani që në Beograd të enjten iu bëri me dije shefit të diplomacisë serbe Ivica Dacic se pret reforma institucionale në demokratizimin e shoqërisë serbe, duke theksuar komunitetin etnik shqiptar në Luginën e Preshevës, si dhe procesin e dialogut me Kosovën.

Të premten në Prishtinë vizitoi misionin e OSBE’së po ashtu por edhe zyrtarët e lartë të vendit,, si kryeministrin Albin Kurti me të cilin ka diskutuar konsolidimin e institucionet demokratike dhe të drejtat e komuniteteve.

Gjatë ditës në veri të Kosovës situata eskaloi megjithatë që e shtyu ministrin Bujar Osmani që të ofrojë ndihmën e tij.

“Bëj thirrje de-eskalim dhe ulje tensionesh në veri të Kosovës. OSBE rri në gatishmëri për të ndihmuar; Misioni i OSBE’së në Kosovë ka kredibilitet dhe besueshmëri në mesin e njerëzve, institucioneve: vitale për të ruajtur paqen dhe stabilitetit. Do të rinisem për vizitën time në Mitrovicë sa më shpejtë që është e mundur”.

Si kryesues i OSBE’së, shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut ka kontribuuar me sukses në procesin paqësor mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Po ashtu ka vizituar vendet e krizës si Moldavia dhe Ukraina në cilësinë e kryesuesit së OSBE’së.

Për këtë veprimtari diplomatike ai ishte pritur dhe nderuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku i prit nga Sekretari Antony Blinken./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë