Loading…

Kryediplomati grek thotë se e mbështetë Serbinë drejt Europës, Kosova nuk përmendet më

  • 02/11/2021 | 15:31

Kryediplomati grek thotë se e mbështetë Serbinë drejt Europës, Kosova nuk përmendet më

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka theksuar se mbështetë Serbinë në rrugën e saj drejt Europës, ndërsa nuk ka përmendur çështjen e Kosovës, edhe pse më herët Greqia kishte zbutur qëndrimin ndaj mos njohjes së Kosovës, gjërat kanë ndryshuar pas refuzimit të gaz-përquesit siç ishte përfolur, shkruan Gazeta Metro.


Pranimi i gaz-përquesit Amerikan është konsideruar moment i mirë që Greqia të lëviz drejtë njohjes së  Kosovës, megjithatë Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e Kurtit po e refuzon një mundësi të tillë.

Dendia është takuar me ministrin e jashtëm serb, Nikola Selakovic, ndërsa ka thënë se do vazhdoj ta mbështes Serbinë në rrugën drejt Europës, ndërsa Kosovë nuk është përmendur.

Ai ka thënë se e mbështetë vetëm dialogun Serbi-Kosovë.

Diplomati grek bëri thirrje të gjitha palëve për ‘qasje konstruktive në raundet e ardhshme të bisedimeve”, raporton Tanjug.

Gazeta Metro kishte raportuar nga burimet e saj, se kryeministri grek kishte refuzuar takimin me palën kosovare për shkak të refuzimit nga pala kosovare të gaz-përquesit.

Burime të Metros brenda MPJ’së, kishin bërë me dije se kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kisht anuluar takimin me presidenten Vjosa Osmani në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së në New York, Ky anulim i takimit nga kryeministri grek, kishte ardhur pas të gjitha zhvillimeve në lidhje me çështjen e gazit./gazetametro.net

Refuzimi i gazpërçuesit amerikan, kryeministri grek anulon takimin me presidenten Osmani në New York

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë