Loading…

Kryediplomati hungarez Siarto: Çështja e Kosovës s’duhet të jetë kusht për integrimin e Serbisë në BE

  • 18/09/2023 | 22:10

Kryediplomati hungarez Siarto: Çështja e Kosovës s’duhet të jetë kusht për integrimin e Serbisë në BE

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto, ka thënë se çështja e Kosovës nuk duhet të jetë kusht për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.


”Ne po i mbajmë gishtat të kryqëzuar për suksesin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe besojmë se kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me negociata. Megjithatë, ne nuk e pranojmë ngritjen e çështjes së Kosovës si kusht për integrimin evropian të Serbisë”, tha ai për mediumin serb Kosovo Online, transmetoi Albanian Post.

Ai thekson se Evropa ka nevojë që Ballkani Perëndimor të bashkohet sa më shpejt, derisa ka shtuar se “vendi më i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor është Serbia”.

Kryediplomati hungarez shpreson se tashmë këtë vit do të vërehet përparim në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

“Gjatë presidencës së Hungarisë, ne do të ndërmarrim hapa të mëdhenj. Unë ju premtoj këtë”, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë