Loading…

Kryediplomati i Kosovës paralajmëron protesta ndaj Qeverisë Hoti

  • 02/06/2020 | 23:50

Kryediplomati i Kosovës paralajmëron protesta ndaj Qeverisë Hoti

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ku i jep të drejta formimit të Qeverisë Hoti, do të do të shkaktojë protesta, shkruan Gazeta Metro.


Konjufca po thotë se për Lëvizjen Vetëvendosje formimi i Qeverisë Hoti do të jetë e paligjshme dhe se do të përballet me protesta.

“Votimi i qeverisë mund të ndodhë, por për ne nuk do të thotë asgjë, sepse do të konsiderohet e paligjshme dhe shumë shpejt do të përballet me protesta”, është shprehur Konjufca.

Konjufca ka hedhur poshtë mundësinë e bojkotimit të punës së Kuvendit, duke thënë se Vetëvendosje do të insistojë për zgjedhje të reja, duke mos përjashtuar as organizimin e protestave.

“Për herë të parë në historinë e institucioneve të Kosovës që 19 vjet po synohet të formohet një qeveri pa zgjedhje dhe një vjedhje e vullnetit të qytetarëve përmes ‘fiskulturave’ të presidentit Thaçi që Albin Kurtit t’ia zë vendin Avdullah Hoti”, ka thënë Konjufca në T7.

Ai ka akuzuar ish-partnerin e koalicionit qeverisës, LDK, për shkelje të premtimeve brenda orës, duke thënë se fjalët e kësaj partie ‘i merr era’.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë