Loading…

Kryediplomati serb qaravitet përsëri: Kroacia na fyu për çështjen e Kosovës

  • 17/06/2021 | 17:21

Kryediplomati serb qaravitet përsëri: Kroacia na fyu për çështjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakovic reagoi se duke u bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohën Kosovën që ta bëjnë këtë, kryediplomati i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, tha se marrëdhëniet janë të brishta dhe të ngarkuara me disa gjëra nga e kaluara, transmeton Gazeta Metro.


Sipas shefit të diplomacisë serbe, kjo nuk është rruga që duhet ndjekur.

“Heshtja jonë tregon se sa jemi të gatshëm të durojmë dhe kështu të investojmë në të ardhmen”, tha ai. “Nëse dikush mendon se duke e fyer Serbinë ai do të arrijë të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta mes Serbisë dhe Kroacisë, gabon shumë. Ne nuk heshtim para gjërave të tilla”, u tha Selakovicgazetarëve në Antalia të Turqisë.

Ai tha se Serbia do t’i theksojë interesat e saj.

“Nëse nuk jeni dakord me këtë, atëherë nuk keni pse të na fyeni. Mund ta provoni, por ne nuk do të heshtim për këtë”, tha Selakovic. “Ka shumë gjëra për të cilat Beogradi dhe Zagrebi duhet të flasin, ka çështje të hapura, por nëse mendoni se po flasim për të në mënyrën e duhur, për t’i zgjidhur çështjet, atëherë ju nuk do ta hapni një dialog të tillë duke na fyer”, tha Selakovic.

Dje, në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë, kryediplomati kroat Gordan Grlić Radman u bëri thirrje pesë vendeve të mbetura të BE-së që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë, duke shpjeguar se kjo do të kontribuojë në stabilizimin e rajonit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë