Loading…

Kryediplomati shqiptar akuzon VV’në: Kishin agjendë të ndarjes mes Kosovës dhe Shqipërisë

  • 30/06/2020 | 21:31

Kryediplomati shqiptar akuzon VV’në: Kishin agjendë të ndarjes mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zbuluar detaje të reja se si Lëvizja Vetëvendosje ka pasur agjendë të ndarjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Gazeta Metro.


Cakaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje sa ka pasur agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai thotë se dikush këtë e ka bërë në emër të patriotizmit, kjo sipas tij dihet se cila parti është njihen për makinerinë e propagandës të shpifjes dhe dezinformimit.

“Kryeministri Rama e tha në konferencë për shtyp thënien e Fishtës se “shqiptarët janë siç i do hasmi”.
Në vend që të ketë bashkërendim në mes të Kosovës dhe Serbisë ka pasë agjendë për të thelluar hendekun. Dikush e ka bërë në emër të patriotizmit. Kush e ka bërë dihet, është e qartë cilat janë adresat dhe kush flet me kësi gjuhe dhe kush parti në Kosovë dhe disa të kolegë të tyre në Shqipëri janë makineri e propagandës e shpifjes dhe dezinformimit”, tha Cakaj.

Cakaj duke folur për akuzat që i janë bërë për angazhim në ndarje të Kosovës, ka thënë se në Kosovë ka mbidozë të konspiracionit.

“Republika e Shqipërisë nuk është pjesë e grupit negociator të Kosovës dhe nuk mund të bëjë marrëveshje as të përcaktojë territore, nuk jemi në pozicion për ratifikim të marrëveshjes. Si po i preka hartat Shqipëria në emër të emër të Kosovës për ata që përçajnë kombin duke u thirrur në bashkim kombëtar”, tha Cakaj.

“Është e turpshme që një grup i njerëzve të pafytyrë dhe gënjeshtar… jam i vetmi që kam thyer kodet diplomatike dhe kam nxjerr listat e takimit ku kam qenë. Se ku kam lobuar nuk kanë qenë në gjendje të argumentojnë asnjë pandehmë. Është e drejtë e tyre të spekulojnë. Sa i përket VV-së, sepse VV është e interesuar për çështjet e brendshme në Shqipëri”, tha Cakaj në Rubikon.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë