Loading…

Kryediplomati Tajani telefonoi Kurtin dhe Vucic: Kufiri Kosovë-Serbi mbetet angazhimi i Italisë

  • 25/09/2023 | 18:22

Kryediplomati Tajani telefonoi Kurtin dhe Vucic: Kufiri Kosovë-Serbi mbetet angazhimi i Italisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, ka telefonuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq mëngjesin e të hënës ku u ka shprehur “shqetësimin e madh” rreth sulmeve vrastare dhe terroriste që ngjanë mëngjesin e hershëm e të dielës ku edhe ka dënuar fuqishëm sulmet e formacioneve terroriste serbe.


Tajani tha se është pajtuar me Ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosseto, “që të bëjnë vlerësime për propozime rreth fuqizimit të KFOR-it”, raporton Nacionale.

“Do të bëjmë ç’mos për të nxitur prezencën e KFOR-it gjithashtu në kufi, për të shmangur përplasje tjera”, shkruhet në komunikatën e ministrisë së jashtme italiane.

“Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, nënkryetari i Këshillit dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, z. Antonio Tajani shprehu ngushëllimet e tij më të thella në emër të Qeverisë familjes së viktimës dhe institucioneve kosovare me shpresë për shërim të shpejtë për oficerët e lënduar”, thuhet në komunikatë.

Tajani shprehet se se “Italia mbetet e përkushtuar në vijën e parë të frontit për stabilitetin e Ballkanit dhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Tajani u kërkoi Kurtit dhe Vuçiqit të zbatojnë “plotësisht dhe menjëherë” atë që u kërkua nga vendet anëtare të BE-së më 19 shtator në një deklaratë të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell më 19 shtator. “Kontrolli i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është angazhim i Italisë. Italia do paqe”, tha Tajani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë