Loading…

Kryeministri, asnjë fjalë për dorëheqjen e ministres Jevtiq

  • 30/12/2016 | 19:50

Kryeministri, asnjë fjalë për dorëheqjen e ministres Jevtiq

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka zyrtarizuar Ferat Shalën ministër të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, por asnjë fjalë nuk e tha për ministren serbe, e cila të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së Pushtetit Lokal.


Mariana Jevtiq është ministrja që la Qeverinë e Kosovës, pas presionit nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiq, së cilës i kishte kërkuar që para 31 dhjetorit ta linte postin.

Gjatë ditës, KTV-ja ka bërë përpjekje që të ketë një deklarim zyrtar nga Qeveria, por askush nuk pranoi të fliste për këtë çështje.

Për një nga zyrtarët e qeverisë kjo është vetëm një lojë e serbëve që nuk e rrezikon koalicionin. Në konferencën e fundvitit për gazetarë, vetë kryeministri Isa Mustafa pati thënë se nuk e ka në plan ta lutë askënd të kthehet në punë.

Por, vartësi i tij në Qeveri, ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se në janar do të bëjnë përpjekje maksimale ta kthejnë Listën në institucione.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Pagat, përmes të cilit vendoset korniza ligjore unike, e cila rregullon pagat me përbërësit e saj. Qeveria ka miratuar edhe planin e punës së për vitin 2017.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë