Loading…

Kryeministri australian Morrison i përgjigjet presidentit Macron që e quajti gënjeshtar

  • 01/11/2021 | 15:05

Kryeministri australian Morrison i përgjigjet presidentit Macron që e quajti gënjeshtar

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se të sharat personal mund t’i durojë por jo ato ndaj integritetit të Australisë. Morrison tha që Macron dhe Franca e kanë ditur mirë që kontrata për nëndetëset me naftë nuk është e sigurt, transmeton Gazeta Metro.


Macron ka deklaruar në Romë se Morrison e kishte gënjyer për kontratën e dështuar 90 miliardësh dollarë për nëndetëset franceze.

Morrison tha se ai kishte qenë transparent me presidentin francez se nëndetëset me naftë nuk do të përmbushnin kapacitetet që i nevojiten Australisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan një pakt me Australinë në shtator ku i mundësohej transferi i dijenisë dhe kapaciteteve për të ndërtuar nëndetëse bërthamore të quajtur AUKUS./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë