Loading…

Kryeministri britanik kërkon nga Erdogan që të ndalet konflikti në Siri

  • 14/10/2019 | 08:39

Kryeministri britanik kërkon nga Erdogan që të ndalet konflikti në Siri

Kryeministri britanik Boris Johnson i tha presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan se Britania kishte “shqetësime të mëdha” për veprimin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë dhe i kërkoi presidentit që të përfundonte konfliktin dhe të hynte në dialog, transmeton Gazeta Metro.


“Ai shprehu shqetësimin e madh të Britanisë së Madhe për operacionin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë për të cilin ai tha se mund të përkeqësonte më tej situatën humanitare atje”, tha një zëdhënës pas telefonatës mes dy udhëheqësve të Shtunën në mbrëmje.

“Kryeministri ishte i qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të mbështesë veprimin ushtarak të Turqisë. Ai i kërkoi Presidentit të mbaronte operacionin dhe të hyjë në dialog, dhe tha se Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë janë të gatshëm të mbështesin negociatat për një armëpushim.”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë