Loading…

Kryeministri britanik mesazh Putinit: Çdo hap drejt pushtimit të Ukrainës do sillte dhunë e përgjakje

  • 24/01/2022 | 15:57

Kryeministri britanik mesazh Putinit: Çdo hap drejt pushtimit të Ukrainës do sillte dhunë e përgjakje

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka bërë një paralajmërim të ashpër ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin, nëse ky i fundit pushton Ukrainën pas vendosjes së 100.000 trupave në kufirin e saj. Kryeministri britanik tha që cdo hap tutje ndaj pushtimit të Ukrainës do të ishtë “shkatërrimtar” dhe hap që do të silltë “dhimbje, dhunë dhe përgjakje”


Rusia ka vendosur më shumë se 100.000 trupa së bashku me tanke dhe lansues të raketave në kufirin e saj me ish-shtetin sovjetik.

Moska, që vazhdimisht ka mohuar akuzat se po synon pushtimin e Ukrainës, është këmbëngulëse që shanset e Kievit për të filluar konflikt ushtarak në Ukrainën lindore janë më të larta se asnjëherë më parë.

Britania e Madhe akuzon Rusinë që ka rritur kampanjën e dezinformatave dhe se po planifikon instalimin e një qeverie pro-ruse në Kiev.

Këto akuza Rusia i ka quajtur si “të pakuptimta”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë