Loading…

Kryeministri britanik thirrje qytetarëve: Mos thyeni rregullat, përndryshe do përballeni me izolim në Vitin e Ri

  • 26/11/2020 | 22:49

Kryeministri britanik thirrje qytetarëve: Mos thyeni rregullat, përndryshe do përballeni me izolim në Vitin e Ri

Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi sot banorët e Anglisë kundër thyerjes së kufizimeve të fundit antiCOVID-19, përndryshe rrezikojnë të përballen me një bllokim të ri mbarëkombëtar në Vitin e Ri.


“Keni parandaluar mbingarkimin e sistemit të kujdesit shëndetësor”, tha Johnson duke lavdëruar ata që u ishin përmbajtur rregullave gjatë një bllokimi mbarëkombëtar në nëntor.

“Megjithatë, nëse lehtësojmë masat tani, rrezikojmë ta humbasim sërish kontrollin mbi këtë virus, duke lënë mënjanë fitoret tona të arritura me vështirësi dhe duke na detyruar të kthehemi në një bllokim kombëtar gjatë vitit të ri me të gjitha dëmet që parashikon ai”, shtoi kryeministri britanik para gazetarëve, raporton ATSh.

Komentet e Johnson-it vijnë menjëherë pas paraqitjes së kufizimeve antiCOVID-19 nga qeveritë angleze dhe skoceze gjatë sezonit të ardhshëm festiv.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock zbuloi në një fjalim në parlament se cilat zona në Angli do të kenë rregullat më të ashpra lokale të bllokimit, kur vendi të dalë nga karantina dhe t’i kthehet menaxhimit të masave sipas sistemit me nivele më 2 dhjetor.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë