Loading…

Kryeministri çek: Nuk shoh asnjë arsye për ta ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

  • 12/09/2019 | 17:26

Kryeministri çek: Nuk shoh asnjë arsye për ta ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, ka thënë se qeveria e vendit të tij nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, kështu duke i dalur kundër deklaratave të Presidentit Milos Zeman, shkruan Gazeta Metro.


Babish ka thënë se Zeman ka këtë qëndrim për Kosovën që nga viti 2013 dhe nuk është diçka e re, andaj ai thotë se Çekia nuk sheh arsye për ndryshim qëndrimi ndaj shtetit të Kosovës.

“Presidenti Zeman e ka të njëjtin qëndrim për Kosovën dhe këtë e ka thënë çdoherë nga viti 2013. S’është asgjë e re”, ka thënë Babish ka thënë pas një konference pas bisedimeve me kryeministrat e katër vendeve të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor.

“Natyrisht, politika e jashtme e Republikës së Çekisë është vendimtare në pozicionin qeveritar. Ne në vazhdimësi takohemi për të koordinuar kryesisht për udhëtimet jashtë vendit dhe politikat. Ne do ta diskutojmë këtë, por unë nuk shoh asnjë arsye që Qeveria e Çekisë ta ndryshojë pozicionin karshi Kosovës”, ka shtuar ai.

Ka qenë Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman që gjatë vizitës në Beograd ka deklaruar se vendi i tij do ta rishikojë opsionin e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë