Loading…

Kryeministri francez Edouard Philippe jep dorëheqje

  • 03/07/2020 | 10:46

Kryeministri francez Edouard Philippe jep dorëheqje

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, e ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek Presidenti Emmanuel Macron sot në mëngjes. Megjithatë, Philippe mbetet më i popullarizuar sesa Macron tani, dhe është zgjedhur kryetar i La Havre, portit të madh francez, transmeton Gazeta Metro.


Dorëheqja e tij është pranuar nga Presidenti i Francës, Emmanel Macron i cili premtoi se do të ketë reformim të qeverisë pas tre viteve dhe rezultateve zhgënjyese në zgjedhje lokale.

“Edouard Philippe sot ka dorëzuar dorëheqjen e qeverisë tek Presidenti i Republikës, i cili e pranoi atë. Ai së bashku me anëtarët e qeverisë do të sigurojë trajtimin e punëve aktuale deri në emërimin e qeverisë së re”, ka bërë të ditur Presidenca në një njoftim për media.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale tregoi rezultate të dobëta për partinë e Macron, ku partia socialiste gati është zhdukur në nivel kombëtar tani fitoi Parisin me lehtësi për herë të parë që nga viti 2011.

Megjithatë, Edouard Philippe, tani ish kryeministër  fitoi zgjedhjet në portin e madh francez Le Havre, dhe mbetet politikani më i popullarizuar në Francë, edhe para presidentit Macron ./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë