Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, nga sot do të udhëheq Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës, si një nga ideatoret e kësaj nisme të rëndësishme, që fillon më 15 shtator deri më 15 dhjetor, transmeton Gazetametro.net.
“Në mbledhjen e mëngjesit me këshilltarë, diskutuam ndër të tjerash edhe për organizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit të Kosovës, rrugë kjo e cila po merr kahjen dhe mobilizimin e duhur.
Duke marrë parasysh përvojën, përkushtimin dhe vullnetin e saj të treguar gjatë kohës sa ishte ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga sot Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës, si një nga ideatoret e kësaj nisme të rëndësishme, që fillon më 15 shtator deri më 15 dhjetor”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Kryeministri shton se së bashkë, me një mobilizim gjuithpërfshirës, me përkrahjen edhe të edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile, donatorëve ndërkombëtarë do të krijojmë një Kosovë të pastër dhe europiane.
Ndryshe ish-ministrja Reshitaj, është emëruar si këshilltare politike, mënjëherë pas dorëheqjes së saj nga posi i ministres në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./Gazetametro.net