Politikanët, sidomos nëpër vendet më të pazhvilluara, njihen si njerëz që jetojnë në rangje sociale më të larta nga njerëzit e zakonshëm.
Megjithatë, nëpër vendet me vetëdije të lartë siç janë vendet perëndimore, politikanët nuk janë kështu. Ata shpesh shkojnë në punë me mjete të tjera të transportit përveç veturave, siç janë biçikletat dhe transporti urban.
Një shembull të ngjashëm e ka dhënë së fundi edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili i pastroi vet mbetjet e një kafeje të cilën e derdhi aksidentalisht në dyshemenë e ndërtesës ku po shkonte në punë.
Kur po kalonte filtrat e sigurisë në objekt, Rutte derdhi kafenë dhe me gatishmëri të plotë mori mjetet nga stafi i pastrimit dhe e pastroi vetë kafenë nga dyshemeja, veprim që u përcoll me të qeshura e duartrokitje nga koleget e tij.
Mark Rutte është kryeministër në Holandë që prej vitit 2010. /gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?v=ndxgoCnWTDc