Loading…

Kryeministri Hoti paralajmëron shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme edhe zyrtarisht

  • 11/07/2020 | 10:55

Kryeministri Hoti paralajmëron shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme edhe zyrtarisht

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme edhe zyrtarisht pas takimit me kryetarët e Komunave të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Hoti i ka informuar kryetarët e Komunave të Kosovës se me këtë trend të rritjeve të rasteve me koronavirus, janë t1% detyruar ta shpallin Gjendjen e Jashtëzakonshme në Kosovë.

Kjo masë e re nga Qeveria e Kosovës mund të ndodhë për shkak të numrit të madh të rasteve dhe ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

Postimi i plotë nga Hoti:

Me organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, sot kishim një video konferencë me Kryetarët e Komunave për të vlerësuar gjendjen me covid-19. I falënderoj kryetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen për vendimet e Qeverisë lidhur me menaxhimin e covid-19 dhe për propozimet e tyre për masat shtesë që duhet të marrim në javët në vijim për tu ulur numri i të prekurve.

I informova për angazhimin e Qeverisë për të krijuar kapacitete shtesë shëndetësore në QKUK, në spitalet rajonale dhe në spitalet private, pastaj për rritjen e kapaciteteve testuese dhe decentralizimin e testimeve në regjione dhe në spitale private, për angazhimin e stafit shëndetësor në nivel vendi etj.

Do të na duhet një koordinim shumë më i ngushtë i inspektorateve për të mbikëqyrë zbatimin e masave, me mbështetje të policisë. I falënderova komunat për mbështetjen që i kanë dhënë policisë me logjistikë gjatë kësaj kohe.

I njoftova kryetarët se me këtë trend të të prekurve me covid-19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve. Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë