Loading…

Kryeministri i Serbisë me kallash në dorë gjatë rrethimit të Srebrenicës (Video)

  • 04/03/2017 | 17:35

Kryeministri i Serbisë me kallash në dorë gjatë rrethimit të Srebrenicës (Video)

Në këtë video-incizim mund të shihet qartë kryeministri aktual i Serbisë, Alekandër Vuçiq me pushkë në dorë i cili, së bashku me çetnikët e tij, viziton pozicionet serbe mbi Sarajevën e rrethuar dhe shkatërruar nga lufta e vitit 1995.


 

Portali Sandzakonline.com e ka publikuar videon në fjalë, ndërsa pyet nëse Vuçiq ndonjëherë ka ndëshkuar këtë akt qyqar që nxiste sulme mbi kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Cili ka qenë roli i tij gjatë agresionit dhe si ndodhi që ai nga Beogradi t’i vizitonte pozicionet e agresorit me armë në dorë dhe që dyshohet se ka shtënë ndaj qytetarëve të Sarajevës së rrethuar? A do ta hetojë Prokuroria e BeH-së rolin e tij gjatë vizitës së tij, kur ai me vete mbante armë”, ka pyetur portali “Sandzakonline”, transmeton Koha.net.

“Gjithashtu, [kreu i radikalëve serbë] Vojislav Sheshel deklaron haptas se ai ka dëshmi që Aleksandër Vuçiq ka qenë vullnetar në varrezat hebraike përreth Sarajevës më 1995. Në video, në mitën 3:40 sekonda, shihet Vuçiqi me pushkë në dorë. Pyetje për Vuçiqin: a ke shtënë mbi qytetarët e Sarajevës”, pyet portali nga Sanxhaku.

Kujtojmë se Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që kur ka marrë pushtetin në Serbi, ka deklaruar se partia që ai drejton, Partia Përparimtare Serbe (SNS), është subjekt politik i cili do ta dërgojë vendin në Bashkimin Evropian dhe e ka shpallur veten si udhëheqës të moderuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë