Loading…

Kryeministri i ‘sukseshëm’ që se ka përkrahjen e partisë

  • 12/04/2017 | 16:38

Kryeministri i ‘sukseshëm’ që se ka përkrahjen e partisë

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar edhe i LDK’së, Isa Mustafa, ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku do të diskutohet votimi i Demarkacionit, që lidhet edhe me liberalizimin e vizave. 


Mustafa në hapje të këtij takimi, ka lavdëruar qeverisjen e tij, duke thënë se ekzekutivi që ai drejton ka përmbushur 90 për qind të premtimeve të dhëna.

Ai bëri të ditur se në takim, pa prezencën e mediave, do të diskutohet votimi i Demarkacionit, ndërsa në mbledhjen e radhës, përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Mustafa, edhe pse po pretendon për qeverisje të sukseshme, nuk e ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të partisë së tij, sa i përket votimit të Demarkacionit, duke lënë kështu qytetarët e Kosovës, të izoluar, pa liberalizim të vizave.

Në fjalën e tij para lidershipit të LDK’së, Mustafa tha se ka përmbushur premtimet në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, luftimit të korrupsionit si dhe në rrugën euroatlantike të Kosovës.

Pavarësisht kësaj, mandati i qeverisë së drejtuar nga Mustafa, duket se nuk do të shkojë deri në fund, pasi opozita ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocion besimi. E këtu duket se ata do ta kenë mbëshetjen edhe të partenrit të LDK’së në qeveri, PDK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë