Loading…

Kryeministri irakian paralajmëron ISIS: dorëzohuni ose vdisni

  • 01/11/2016 | 19:41

Kryeministri irakian paralajmëron ISIS: dorëzohuni ose vdisni

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi ka paralajmëruar ISIS-in që të pranojnë humbjen ose të përballen me vdekjen, ndërkohë që forcat e koalicionit të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përparojnë në pjesën veriore të qytetit të Mosulit, raporton revista javore amerikane “Newsweek”.

“Ata nuk kanë zgjidhje. Ose do të dorëzohen ose do të vdesin”, tha komandanti i forcave të armatosura,I veshur me rroba ushtarake.

“Do t’i afrohemi ISIS-it nga të gjitha drejtimet dhe, dashtë Zoti,do t’ja presim kokën gjarprit. Nuk do të kenë asnjë mundësi të ikin”, shtoi kryeministri.

Forcat speciale irakiane  tashmë janë vetëm një kilometër larg pjesës lindore të Mosulit pas sulmeve me tanke dhe artileri të rëndë që filluan të martën.

Gjatë ofensivës dy javore, koalicioni ushtarak i pëërbërë nga forcat irakiane,peshmergat kurde dhe pjesëtarë nga grupet sunitë dhe shiitë kanë sulmuar pozicionet e ISIS-it rreth qytetit. Militantët e ISIS kanë tentuar ta ngadalësojnë ofensivën përmes auto-bombave vetëvrasëse,snajperëve dhe minave.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po mbështet forcat tokësore me sulme ajrore dhe këshilla ushtarake.Strategjia është të rrethohet qyteti për të penguar luftëtarët e ISIS që të ikin drejt Sirisë dhe më pastaj të mposhten brenda qytetit të Mosulit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë