Loading…

Kryeministri izraelit për Kosovën: Le të regjistroheni edhe ju në librin e jetës

  • 16/09/2020 | 08:05

Kryeministri izraelit për Kosovën: Le të regjistroheni edhe ju në librin e jetës

Më pak se dy javë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë- Serbi në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump, ku njëra nga pikat ishte edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, ka ardhur një letër për popullin e Kosovës nga kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanjahu.


Me rastin e Vitit të Ri Hebraik, kryeministri izraelit, paralajmëron një epokë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në këtë Vit të Ri, unë i shtrijë dorën time të miqësisë popullit  të Kosovës.

Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të ndihmojnë si një parathënie e një ere të re që do të sjellë përfitime për  popujt e dy vendeve.

Jam optimist se mund të arrijmë  shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim të realizohet këtë.

E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na sjelle me  afër. Gëzuar Vitin e Ri dhe le të regjistroheni ju në librin e jetës”, thuhet në letrën e Netanyahu, ku i hap rrugë kështu dhe regjistrimit të Kosovës si shtet i pavarur në librin e shteteve nga Izraeli.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë