Loading…
Kryeministri jep lajmin: Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare
  • 08/03/2019 | 13:11

Kryeministri jep lajmin: Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj këtë, e ka quajtur lajm të madh ndërsa shton se Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë së vendit.

‘Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë.

Urime e me fat,’ ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se, Kuvendi  pas një seance më 3 shkurt të këtij vitit ka miratuar statutin e Minierës së Trepçës.

Dokumenti, parashikon regjistrimin e saj si një ndërmarrje te re në përputhje me ligjin e miratuar në vitin 2016, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës bëhet pronare me 80% të kapitalit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë