Boris Johnson pritet të jap sot dorëheqje nga posti i kryeministrit të qeverisë së Britanisë së Madhe, shkruan Gazeta Metro.
Ai është në prag të humbjes së pushtetit pasi që dhjetëra dorëheqje të aleatëve të tij u bënë në të gjithë vendin, gjithashtu ai pati edhe një thirrje nga kabineti që të paraqesë largimin e tij nga kreu i qeverisë.
Johnson dje ka reaguar pas largimit nga postet ministrore të Sajid Javid dhe Rishi Sunak, shkruan Sky News.
Javid dha dorëheqje si Ministër i Shëndetësisë ndërsa në vend të tij u emërua Steve Barclay gjersa Sunak nuk është më shef i Thesarit.
Ndryshe, dorëheqje kanë dhënë edhe disa zyrtarë të tjerë qeveritar duke edhe përfshirë edhe nënkryetarin e partisë që e udhëheq kryeministri, Konservatore, Bim Afolami.
Johnson po përballet me pakënaqësinë më të madhe nga bashkëpartiakët e tij.
Britania Madhe si shumë vende të botës po përballet me krizën e inflacionit.
Johnson ishte ndër më të zëshmit kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia, madje ai dy herë ka vizituar kryeqytetin ukrainas Kiev, dhe presidentin Zelensky./gazetametro.net