Loading…

Kryeministri kanadez pyetet rreth sjelljes së Trump gjatë protestave: Mendohet për 20 sekonda para se të japë përgjigje

  • 03/06/2020 | 09:08

Kryeministri kanadez pyetet rreth sjelljes së Trump gjatë protestave: Mendohet për 20 sekonda para se të japë përgjigje

Kryeministri kanadez tha se qytetarët e vendit po shohin se çfarë po ndodh në SHBA, derisa ndaloi për 21 sekonda kur u pyet për Presidentin Donald Trump dhe përdorimin e gazit lotsjellës kundër protestuesve, transmeton Gazeta Metro.


Trudeau ka kohë që është kujdesur të mos kritikojë Trump pasi Kanada mbështetet në SHBA për 75% të eksporteve.

Por Trudeau, i cili zakonisht është i shpejtë për t’u përgjigjur, ndaloi për rreth 20 sekonda për të zgjedhur fjalët e duhura kur u pyet për Trump, duke bërë thirrje për veprim ushtarak kundër protestuesve dhe përdorimin e gazit lotsjellës.

Kryeministri shmangi përmendjen drejtpërdrejt të Trumpit.

“Ne të gjithë shohim me frikë dhe brengosje atë që po ndodh në SHBA”, tha ai.

Policia u përgjigj me dhunë ndaj protestuesve që ishin vendosur para Shtëpisë së Bardhë, para se të mbahej fjalimi i Trump. Protestat rreth vdekjes së George Floyd kanë trazuar gjithë SHBA’të, por ato po mbahen tani edhe nëpër shtete të tjera të botës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë