Loading…

Kryeministri kanadez Trudeau: India ka vrarë një politikan në tokën kanadeze

  • 19/09/2023 | 11:40

Kryeministri kanadez Trudeau: India ka vrarë një politikan në tokën kanadeze

India ka dëbuar të martën një diplomat kanadez pasi që Kanada ka akuzuar Indinë për përfshirje në punët e brendshme të saj duke eskaluar marrëdhëniet me Ottawan sa i përket pretendimeve kanadeze për përfshirjen e shtetit indian në vrasjen e një aktivisti të komunitetit Sikh në Kanada, transmeton Gazeta Metro.


Këto zhvillime vijnë një dit pas deklarimit të kryeministrit kanadez se ka të dhëna kredibile se India është prapa vrasjes së një veprimtari për pavarësinë e komunitetit Sikh Hardeep Singh Nijjar, vrasja e të cilit ndodhi në 18 qershor jashtë ambienteve të një qendre kulturore sikh në Surrey të British Columbia. Kanada gjithashtu ka dëbuar një diplomat indian ndërsa këta të fundit këto akuza i kanë konsideruar absurde.

India ka luftuar lëvizjen e sikhëve për pavarësi që nga vitet e tetëdhjeta kur një aksion indian në një tempull ka rezultuar në vrasjen e kryeministrit sikh dhe në përdorimin e dhunës ndaj këtij komuniteti, raporton The Associated Press.

Nijjar ishte i kërkuar nga autoritetet indiane pasi që ai ishte po tentonte organizimin e një referendumi jo zyrtar për pavarësinë e Sikhëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë