Loading…

Kryeministri kërkon që veteranët t’i marrin vërtetimet

  • 01/03/2017 | 10:28

Kryeministri kërkon që veteranët t’i marrin vërtetimet

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se në kuadër të Zyrës së veteranëve pranë Zyrës së kryeministrit, duhet të angazhohen dy persona të cilët do të lëshonin vërtetime për aplikimin e veteranëve për pensione.


Ai në mbledhjen e Qeverisë tha se kjo çështje do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Kurse, kryeministri Isa Mustafa tha se do të përgatitet një propozim që për dy apo tre muaj të përmbyllet ky proces, transmeton KP.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar propozim-vendimin me të cilin lejohet regjistrimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës, që figurojnë në regjistrat e gjendjes civile, por që ende nuk kanë marrë dokumente.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri tha se me këtë lejohet pajisja me dokumentet e shtetësisë të qytetarët që ende s’i kanë marrë dokumentet.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ngriti çështje me funksionimin e Zyrës së veteranëve të UÇK-së, pranë Zyrës së kryeministrit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë