Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kryeministri Albin Kurti, e ka vendosur veten si kryesues të Komisionit Ekzekutiv për Zhvillimin e Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, shkruan Gazeta Metro.
Kryeminsitri Kurti, propozoi që ai ta kryesojë përbërjen e komisionit derisa në të njëjtën përbërje propozoi emërimin e katër ministrave të tij në cilësinë e anëtarëve.
“Komisioni do të ketë këtë përbërje: Albin Kurti – Kryeues, Arbërie Ngavaci, Hekuran Murati Rozata Hajdari, Artane Rizvanolli, Majlinda Rizvanolli – Bajraktari, Enis Spahiu”, tha Kurti.
Propozimi i tij u miratua me shumicë të votave në mbledhjen e qeverisë./gazetametro.net