Loading…

Kryeministri Kurti ‘hermetik’, dikur kritikonte për mos-transparencë, tash injoron seancat për dialogun

  • 11/06/2021 | 20:44

Kryeministri Kurti ‘hermetik’, dikur kritikonte për mos-transparencë, tash injoron seancat për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në të kaluarën si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitë në Kuvendin e Kosovës vazhdimisht ka qenë kritik ndaj qeverive të ndryshme për mos-transparencë lidhur me procesin e dialogut, por sot ka dalë më herët nga seanca e thirrur pikërisht për këtë çështje, shkruan Gazeta Metro.


Kurti e ka nisur seancën e sotme me raportim në për procesin e dialogut, por lidhur me këtë është kritikuar ashpër nga opozita.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka thënë Kurti se nga 25 minuta të fjalimit, 24 kanë folur për të kaluarën dhe vetëm 1 minutë iu është kushtuar të tashmës si proces i dialogut.

“Kryeministri duhet të raportojë mbi raundin e ri dialogues, ku ai këtë të marte është pjesë. Ky cfarë do të bëjë, cka ka ndodhur e dijjmë, po ky cka do të bëjë. Nuk je më opozitar z.Kurti, je njeriu që I ke krejt, trego cka do të bësh, nga 25 minuta fjalim, 24 i pate për të shkuarën, vetëm një atë se cka do të bësh. Përgjigjësia juaj është morali, për qëndrimet që I keni pas dikur e që I keni tani, ka një transformim tuaj”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku i kujton Kurtit se më nuk është opozitë: Nga 25 minuta fjalim, të gjithin e pate për të shkuarën

Kritik ishte edhe kreu i PDK’së, Enver Hoxhaj i cili i tha Kurtit se nuk ka vizion për dialogun me Serbinë, madje ai e ka quajtur Kurtin ‘pehlivan’ që po iu ikë pyetjeve dhe temave të rëndësishme.

“Ajo çfarë tha deri më tani kryeministri Kurti, quhet ‘pehlivan’. Çka boni kryeministri Kurti në përgjigjen e tij, quhet ‘pehlivan’. Z.kryeministër, kur temat janë të mëdha e popujt janë të vegjël atëherë temat e mëdha nuk mbyllen lehtë”, ka thënë Hoxhaj.

“Nuk keni vizion, as plan e as vullnet për çështjen e dialogut, andaj unë kërkoj nga opozita që në mënyrë vullnetare të sjellim një platformë për dialogun e t’ju ndihmojmë Qeverisë. Ne e kemi një platformë, e di që një të tillë e kanë edhe LDK dhe AAK, andaj t’i ndihmojmë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj e quan Kurtin ‘pehlivan’: Kërkon nga opozita ta ndihmojë Qeverinë rreth dialogut

Edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kritikuar ashpër Kurtin duke thënë se ky i fundit po fshehet.

“Është një ikje dhe një fshehje, pra sot nuk kemi para nesh kryeministrin e Kosovës, që të kemi një udhëheqës që nuk e di pse por e ka zgjedh ikjen dhe fshehjen. Nuk e kam të qartë prej kujt po i ikë e prej kujt po fshehët, a po ikë prej Vetëvendosjes, pra ndaj kauzës që ka ndërtuar ndër vite, ndaj njerëzve që i kanë besu. Për fat të keq, nuk e di Vetëvendosje a e kupton më liderin e vetë, nuk besoj që e kuptojnë”, tha Haradinaj.

Haradinaj për Kurtin: Prej kujt po ikë kryeministri ynë, a mos po fshihet edhe prej Serbisë

Por, pavarësisht se u kritikua shumë, Kurti e lëshoi shumë më herët seancën kur deputetët e opozitës ishin ende duke i bërë pyetje dhe duke diskutuar e kritikuar mbi procesin e dialogut që po udhëhiqet nga kryeministri Kurti.

Kujtojmë se Kurti ka qenë kritik i ashpër për mos-transparencën e qeverive të tjera, por tani ai vet nuk po qëndron përballë deputetëve dhe pyetjeve të tyre lidhur me procesin e dialogut që do të rifillojë javën që vjen në Bruksel. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë