Loading…

Kryeministri Kurti sot niset për vizitë në Shqipëri

  • 26/03/2023 | 08:25

Kryeministri Kurti sot niset për vizitë në Shqipëri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pasdite do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri.


Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate Zyra e Kryeministrit.

Fillimisht është mësuar se ai do të qëndrojë në Krushë të Madhe dhe atë të Vogël, ndërsa nga aty niset për Shqipëri.

Atje, kreu i ekzekuviti pritet të takohet me krerë institucionalë.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR MEDIA

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 26.3.2023

1.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

VENDI: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël.
KOHA: 08:00

Pas homazheve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë takime me krerë institucional.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë