Loading…

Kryeministri malazez ia kujton Kurtit dhe Haradinajt, demarkacioni është punë e kryer 

  • 30/10/2019 | 16:27

Kryeministri malazez ia kujton Kurtit dhe Haradinajt, demarkacioni është punë e kryer 

Kryeministri malazez, Dusko Markovic, ia ka kujtuar liderit të VV’së Albin Kurtit dhe ish-Kryeministrit Ramush Haradinajt se demarkacioni ka përfunduar në momentin e ratifikimit të marrëveshjes në mes të dy Parlamenteve, të Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton Gazeta Metro. 


Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte insistuar disa herë se marrëveshjen për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi nuk ka përfunduar.

Haradinaj kishte krijuar një komision shtetëror me në krye Shpejtim Bulliqin, që të negocijonin me një ekip nga Mali i Zi për të caktuar saktë kufirin pasi që marrëveshja është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe se ky komisionet ndërshtetërore së shpejti do të takoheshin për rishikimin e demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

E të gjitha këto kishin mbetur vetëm fjalë në ajër nga Haradinaj, sepse nuk nodhën kurrë.

Por gjatë ditës së djeshme, Kryeministri malazez Markovic, ka thënë se Marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është ratifikuar në parlamentet e dy shteteve dhe kjo çështje, sipas tij, është e mbyllur.

Gjithashtu lideri i VV’së, Albin Kurti përderisa ishte në opozitë, Kurti kishte kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin, duke pretenduar se Kosova ka humbur mbi 8000 hektarë tokë.

Deklaratat e Markovic erdhën pasi udhëheqësi i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, këto ditë ka thanë se demarkacioni me Malin e Zi nuk është përfunduar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë