Loading…

Kryeministri më i kritikuar në media: Thotë se ka ndaluar së lexuari gazeta e nuk shikon emisione

  • 23/01/2020 | 22:16

Kryeministri më i kritikuar në media: Thotë se ka ndaluar së lexuari gazeta e nuk shikon emisione

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan, tha se ai ka ndaluar së lexuari gazetat në mëngjes dhe shikimin e emisioneve për shkak të negativitetit ekstrem ndaj tij në media, transmeton Gazeta Metro.


Ai gjithashtu tha se një proces i dhimbshëm me të cilin Pakistani duhet të kalojë për të korrur përfitimet e reformave të thella institucionale dhe qeverisëse, dhe kërkoi nga të gjithë që të jenë të durueshëm për rezultatet.

”Është sikur të doni të shkoni në parajsë, por nuk dëshironi të vdisni. Ky mund të jetë një shembull i keq mbase, por po e zëmë se dëshironi të hiqet një tumor, por nuk doni dhimbjen e operacionit.”

Khan tha në një seancë se synon të tregojë vizionin e tij për Pakistanin dhe potencialin e tij ekonomik, përpara drejtuesve të biznesit global si dhe pakistanezëve jashtë shtetit.
Khan i cili mori pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, tha se vizioni i tij është ta bëjë Pakistanin një shoqëri të drejtë dhe me mirëqenie, siç ishte parashikuar nga themeluesit e vendit.

”Jam mësuar të kritikohem, duke qenë pjesë e jetës publike, por vitet e fundit jam goditur rëndë nga mediat. Më e mira që mund të bëja ishte të ndaloja së lexuari gazetën, e mos të shikoja emisione në mbrëmje. Por problemi është se stafi im shikojnë dhe ata më pas më tregojnë se çfarë thuhet në media”, tha ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë