Loading…

Kryeministri Mustafa: Nuk kemi biseduar për prishje të koalicionit (Video)

  • Nga

  • 18/04/2017 | 12:34

Kryeministri Mustafa: Nuk kemi biseduar për prishje të koalicionit (Video)

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se me partnerin e koalicionit, PDK’në, nuk është diskutuar për prishje të koalcionit.


Gazeta Metro ditë më parë, e dje edhe Klan Kosova, kanë raportuar se vendi më 4 qershor do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme. Kësaj do t’i paraprijë prishja e koalicionit qeveritar, që pritet të ndodhë pas dërgimit në Kuvend për miratim të marrëveshjes së Demrakacionit, raporton gazetametro.net.

Ndërsa, kryeministri Mustafa, sot gjatë inaugurimit të punimeve për zgjerimin e rrugës nga Rrethi i Spitalit deri në Veternik, ka folur edhe për zgjedhjet e parakohëshme. Ai me këtë rast, edhe pse nuk i ka mohuar ato, ka thënë se me PDK’në, nuk kanë folur për prishje të koalicionit.

“Nuk kemi biseduar për prishje të koalicionit. Demarkcioni duhet të jetë përgjegjësi e deputetëve të Koaoves që mos t’i mbajnë qytetarët e Koaovës të izoluar dhe mos të veprojnë sipas tekeve të tyre”, ka thënë Mustafa.

Javën e kaluar, kryeministri e edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, paralajmëruan se nëse dështon miratimi i Demarkacionit, atëherë, ky Kuvend, me këtë përbërje më nuk do të duhej të vazhdojë, duke lënë të nënkuptohet se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme. /gazetametro.net


Kryeministri Mustafa: Nuk kemi biseduar për… by gazetametro

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë