Loading…

Kryeministri Mustafa uron për rizgjedhjen presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk

  • 09/03/2017 | 21:29

Kryeministri Mustafa uron për rizgjedhjen presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar presidentin Donald Tusk, pas rizgjedhjes në postin e presidentit të Këshillit Evropian.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka uruar edhe Familjen e Partive Popullore Evropiane (EPP), kandidat unanim i të cilës ishte presidenti Tusk. Në urim, kryeministri Mustafa ka theksuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim dhe miqësi të mëtejme.

“Urime për Familjen tonë të EPP-së dhe Presidentin e Këshillit Evropian për rizgjedhjen. Bashkëpunim dhe miqësi më e fuqishme nga Kosova”, shkruan kryeministri Mustafa, në urim.

17204443_681688328670555_1603862055_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë