Kryeministri Isa Mustafa e ka bërë tashmë të përditshëm numërimin e të arriturave që ai pretendon se i ka shënuar qeverisja e tij.
Përmes një publikimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Kosova pati një javë domethënëse.
Ai me këtë rast ndër të tjera ka përmendur njohjen nga Singapori dhe ratifikimin e Marrëveshjes së IPA’s.
“Festuam 28 Nëntorin, morëm njohjen shumë të rëndësishme nga Singapori, ratifikuam Marrëveshjen e IPA-s me BE-në që na mundëson tërheqjen e 78 milionë eurove, si dhe përkujtuam Presidentin Rugova në 72 vjetorin e lindjes”.
“Po ashtu, bashkë me dy ministra mora pjesë në përurimin e urës që lidh dy komunat veriore të Republikës së Kosovës. Përkundër propagandës agresive të Beogradit, ju them me kënaqësi se Republika e Kosovës me vendosmëri po e fuqizon subjektivitetin e saj shtetëror, në të gjitha aspektet”.
Në fund kryeministri ka thënë se “rrugën e Kosovës drejt të ardhmes nuk mund ta bllokoj askush dhe në këtë rrugë nuk mund të na vonojë askush. Kjo sipas tij po dëshmohet në praktikë dhe në terren, dita e ditës. /gazetametro.net