Loading…

Kryeministri përkujton vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën

  • 17/01/2017 | 18:43

Kryeministri përkujton vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në përvjetorin e vrasjes së tyre nga regjimi i Jugosllavisë.


Gjithashtu, Mustafa përkujtoi edhe deputetin e LDK-së, Smajl Hajdardaj, i cili ishte vrarë më 17 janar 2002, saktësisht dy dekada më parë në Pejë.

“Edhe Smajli u ekzekutua pabesisht, nga ata që nuk ia donin të mirën vendit dhe që përmes Smajlit, menduan se do ta vrisnin lirinë dhe demokracinë në Kosovë”, shkruan Mustafa.

“Jusufi, Bardhoshi, Kadriu dhe Smajli janë Heronj të Kosovës, e idealet e tyre triumfuan mbi qëllimet kriminale të atyre që i vranë.

Kosova ka humbur shumë gra e burra të shkëlqyeshëm, patriotë e intelektualë, gjatë dekadave të luftës për liri. Por, synimet e tyre për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur u jetësuan”, shkruan tutje i pari i ekzekutivit në një publikim në Facebook. /gazetametro.net

untitled

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë