Loading…

Kryeministri premton mosndërhyrje në punën e gazetarëve

  • 03/02/2017 | 12:21

Kryeministri premton mosndërhyrje në punën e gazetarëve

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka marrë pjesë sot në një tryezë të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku është diskutuar për fajtorët e ngecjes dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për të ushtruar profesionin e gazetarit.


Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë për të mos ndërhyrë në punën e gazetarëve.

Kryetari i AGK-së, Shkelqim Hysenaj tregoi që gjatë kësaj tryeze nuk e panë të arsyeshme që të jenë prezent përfaqësues të Prokurorisë dhe Gjykatave, institucione këto që po cilësohen si fajtorët më të mëdhenj të ndërhyrjes në punën e gazetarëve.

Hysenaj kërkoi nga qeveria që të angazhohet më shumë në rritjen e transparencës dhe krijimin e mekanizmave adekuat për të mbrojtur gazetarët. Hysenaj shprehi shqetësimin e gazetarëve sa i përket trajtimit të rasteve kur gazetarët janë viktimë e dhunës, kërcënimeve dhe fushatave linçuese.

Zëdhënësja e zyrës së përfaqësueses së BE-së Dinka Zivalj ka vlerësuar raportin duke i dhënë mbështetje AGK-së. Zivalj ka ngritur një çështje tjetër si problem, pronësinë e mediave online, duke thënë se “duhet të gjendet një zgjidhje adekuate”. Ndërkohë avokati i popullit, Hilmi Jashari ka thënë se mungon linjë e qartë ligjore përmes së cilës do të sigurohej respektim i të drejtave të gazetarëve.

Kryeredaktori i gazetës Koha Ditore, Agron Bajrami ka qenë kritik sa i përket transparencës së institucioneve. Bajrami poashtu ka ngritur si shqetësim ndikimin e politikës në disa prej mediave.

Tryeza ishte e ndarë në tri panele, dy prej tyre profesionale duke përfshirë temën “Mekanizmat shtetëror për mbrojtjen e gazetarëve” dhe“Pozita ekonomike e gazetarëve, etika profesionale dhe censura”.

Kryetari i KMSHK-së Imer Mushkolaj ka thënë se duhet investuar më shumë në aspektin etik të mediave. Sipas Mushkolajt pozita e gazetarit është e rënë pasi ekziston një jostabilitet në fushën e mediave.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha tha se policia ka trajtuar 154 raste, prej tyre në administrim policor sipas z.Rexha mbesin 17. Rastet e tjera janë përcjellë tek prokuroria. Ndërkohë qe zëvendësdrejtori Rexha ka thënë se rastet e mbetura janë nga viti 2016.

Ndërkohë në panelin e fundit për përvojat e tyre kanë folur, Kreshnik Gashi – Birn, Vehbi Kajtazi – Insajder, Serbeze Haxhija – RTK, Blerim Xhemjali – Klan Kosova./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë