Loading…

Kryeministri rus, Medvedev tregon marrëveshjen mes Kosovës dhe Sërbisë që e përkrah Rusia

  • 19/10/2019 | 17:59

Kryeministri rus, Medvedev tregon marrëveshjen mes Kosovës dhe Sërbisë që e përkrah Rusia

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka thënë se Rusia përkrah marrëveshje paqësore mes Kosovës e Serbisë, por vetëm në bazë të rezolutës 1244 së OKB’së, shkruan Gazeta Metro.


Medvedev pas disa takimeve me liderë serbë, i është drejtuar popullit edhe përmes Parlamentit në Beograd.

Prer aty, ai ka folur  edhe për Kosovës ku ka thënë se Rusia përkrah marrëveshje paqësore mes dy vendeve, mirëpo vetëm në bazë të rezolutës 1244.

“Rusia gjithsesi përkrah një zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë, mirëpo atë vetëm në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në vazhdën e deklaratës së tij në Kuvend, Medvedev  ka folur edhe për të kaluarën e Serbisë.

Ndër të tjera ka thënë se Serbia i ka vuajtur pasojat e veprimit kundër ligjit ndërkombëtar në vitet e 90-ta.

“Fatkeqësisht, Serbia i ka vuajtur pasojat e veprimit kundër ligjit ndërkombëtar në vitet e 90-ta. Megjithatë, Rusia është përkrahëse e Serbisë dhe popullit serb, atëherë dhe tani”, ka thënë ai.

Vizita e Medvedev është duke u përcjellur me një interes të jashtëzakonshëm nga mediat serbe, kur dihen raportet e afërta të këtij shteti me Serbinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë