Loading…

Kryeministri serb: Nuk do ta lejojmë krijimin e ushtrisë së Kosovës

  • 06/03/2017 | 20:43

Kryeministri serb: Nuk do ta lejojmë krijimin e ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se Serbia do të punojë për ruajtjen e paqes në rajon, por që “kurrë nuk do të pajtohet me formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”.


Vucic, në një tubim në qytetin Mladenovc tha se rajoni ka përpara një periudhë të trazuar, por theksoi se ka kufijë që Serbia nuk do t’i kalojë asnjëherë.

“Shqiptarët në Kosovë dhe Metohi, me Kushtetutën e saj, të cilën ne nuk e njohim, duan të formojnë ushtrinë e tyre. Serbia kurrë nuk do të pajtohet me formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ne do të kërkojmë paqe, unë do të flas çdo ditë me shqiptarët e Kosovës, por ne e dimë se çfarë mund të japim dhe cfarë nuk do të japim kurrë”, ka thënë Vucic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë