Loading…

Kryeministri shpjegon idenë e re për Demarkacionin

  • 30/11/2016 | 17:36

Kryeministri shpjegon idenë e re për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për idenë e tij për krijimin e një komisioni i cili do të bënte matjen e territorit të Kosovës. Ai, për Radio Televizionin e Kosovës ka thënë ndër të tjera se askush nuk ka arsye të frikësohet nga e vërteta para qytetarëve për demarkacionin.

Duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një komision të ri qeveritar ose për rishqyrtim të procesit të shënjimit të vijës kufitare, por vetëm për të bërë matjen e territorit, duke përfshirë vijën kufitare me Malin e Zi, Mustafa ka ftuar opozitën që të bëhet pjesë e këtij procesi në mënyrë që t’i hapet rruga kalimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Unë konsideroj, se ky është një proces i dobishëm për Kosovën, është i dobishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse ata do ta marrin qartë informatën nga ekspertët e vendit lidhur me sipërfaqen e territorit të Republikës së Kosovës, dhe se a korrespondon kjo sipërfaqe me atë që Kosova ka trashëguar si shtet. Po ashtu, është një mesazh i qartë për të gjithë ata që deri më sot e kanë kontestuar shënjimin e vijës kufitare si kriter për përmbushjen e liberalizimit të vizave, që të heqin dorë nga kjo në qoftë se konsiderojmë se nuk kemi humbur territor. Ne qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet t’ju japim të vërtetën dhe askush nuk ka arsye të frikësohet nga e vërteta para qytetarëve të Republikës së Kosovës, as Qeveria, as opozita”, ka thënë Mustafa.

Ai, do të dëshironte që në këtë Komision për matje të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës.

“Të kemi ekspertë edhe të Aleancës, edhe të NISMA-s, edhe të Vetëvendosjes, edhe ekspertë tjerë të institucioneve qeveritare në mënyrë që bashkërisht të punojmë, sepse ekspertët janë ekspertë dhe ata do të punojnë mbi bazën e ekspertizës dhe rezultatet e kësaj ekspertize do t’i publikonim para qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes Qeverisë ose përmes formave që ata do të pajtoheshin”, ka thënë Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë