Derisa po zhvillonte një vizitë në një kompani që merret me përpunimin e patates, kryeministri Isa Mustafa nuk donte të përgjigjej për temat aktuale.
I pyetur fillimisht për procedimin e demarkacionit, Mustafa tha se nuk e sheh të arsyeshme që të anashkalohet ky prodhues i patates për të biseduar për tema tjera, shkruan gazetametro.net.
Më pas, Mustafa u pyet për zgjedhjen e Vucic’it, e ai duke mos dashur të përgjigjet e meqë qëlloi në fushë ku kultivoheshin patatet, tha se ajo nuk do të ndikojë në prodhimin e patates.
‘Zgjedhja e Vucic’it nuk do të ndikojë në prodhimin e patates. Patatet do t’i prodhojmë si më herët’, është përgjigjur me ironi kryeministri.
Më poshtë shihni videon: