Loading…

Kryeministri zihet ngushtë, pyetet se çfarë mendon për Kurtin që ishte kundër dialogut me Serbinë pa e njohur Kosovën: Kështu përgjigjet ai

  • 29/03/2023 | 20:45

Kryeministri zihet ngushtë, pyetet se çfarë mendon për Kurtin që ishte kundër dialogut me Serbinë pa e njohur Kosovën: Kështu përgjigjet ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë është pyetur se çfarë mendon për Kurtin kur pohonte se s’do të jetë asnjëherë pjesë e bisedimeve me Serbinë përderisa nuk i plotëson disa kushte nga Serbia, si njohja e Kosovës, heqja e vendit tonë nga Kushtetuta e saj etj. E për këtë, Kurti nuk i ka ardhur aspak mirë, i cili duke u munduar t’i ikë kësaj përgjigje ka thënë se edhe në vitin 2005 i ka mohuar zgjedhjet por që pastaj ka marrë pjesë, shkruan Gazeta Metro.


Përderisa kryeministri Kurti si rrallë herë del në mediat vendore, sonte është paraqitur në ‘TV Dukagjini’ për të folur për Marrëveshjen e Ohërit dhe qeverisjen dy vjeçare.

Kryeministri është pyetur se a ka ndryshuar, zoti Kurti i viteve të mëparshme kur mohonte kategorikisht bisedimet me Serbinë?

Ai është përgjigjur duke thënë se edhe në 2005 ka mohuar pjesëmarrjen edhe në zgjedhje.

“Kur unë kam garuar në zgjedhje shumë probleme tashmë kanë qenë fakte. Nuk është e mundshme ta ndryshojë krejt çfarë dua realitetin edhe nëse nuk e dua asnjë milimetër atë”, u shpreh Kurti.

“Unë kam trashëguar një situatë që  duhet të merrëm më të. Unë nuk e kam shpallur Kosovën të pavarur me këtë Kushtetutë. Unë nuk mund ta ndryshoj realitetin nëse nuk e pranoj asnjë milimetër atë”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Tutje Kurti është pyetur se po të ishit në opozitë a do i kundërshtoni marrëveshjet e Ohërit?

“A po me kërkoni të bëhem opozitë tani. Unë nuk mund ta qoj vetën në vitin në 2013 dhe ta lexoj atë dokument, mos me kërkoni nga unë që të jem në opozitë, mos me kërkoni të jem atje, jam votuar që të qeveri mirë. Mos kërkoni nga unë të flas për veten në vitin 2010. çfarë është ky opsesion”, është përgjigjur Kurti.

Kryeministri i është pyetur për kauzën kryesore sa sa ka qenë në opozitë i cili ka qenë kategorikisht kundër zajednicës.

“Jo Zajednicës atëherë zajednicës jo edhe sot”, është përgjigjur Kurti.

Kurti ka thënë se Marrëveshja e Ohërit nuk e cenon fare Kosovën për të ecë përpara.

“Marrëveshja bazë nga neni 1 deri në nenin 4 është njohja de facto. Në muajin prill do ketë takim se pari në mes të kryenegociatorëve e pastaj në nivel më të lartë”, është shprehur Kurti.

Kurti tha se në preambulë dhe as në nenet e para nuk është Asociacioni, por çuditërisht thotë se mund ta gjeni njohjen ‘de facto’, edhe pse njohja de facto nuk përmendet në këto nene.

“Serbia gjatë vitit 2021 dhe 2022 ka insistuar tërë kohën që zbatimi i Asociacionit të jetë parakusht për të diskutuar për marrëveshjen, kjo ka përfunduar me datën 18 gusht. Më datën 18 gusht, në takimin që kemi pasur me Borrellin dhe Lajcak, njëherë bilateral e pastaj trelateral edhe me presidentin e Serbisë, përfundimisht u vulos që të fillojnë bisedimet për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes. Tri javë më vonë na vjen drafti i parë. Ai është momenti që unë assesi nuk kam lejuar që Asociacioni të jetë parakusht për marrëveshje sa i përket zbatimit, të jetë në preambulë apo nenet e para por gjithsesi vetëm në kuadër të atyre 39 marrëveshje, që unë dal kryeministër tërësisht joserioz nëse them se nuk janë bërë”, tha Kurti/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë