Loading…

Kryeministrit Hoti pritet me ceremoni shtetërore nga Edi Rama

  • 03/07/2020 | 10:32

Kryeministrit Hoti pritet me ceremoni shtetërore nga Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur në Tiranë me ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, shkruan Gazeta Metro.

Në vizitën e tij të parë zyrtare, kryeministri Hoti në Shqipëri do të takohet edhe me liderët e tjerë shtetërorë dhe ata partiakë.

Pas takimit dhe konferencën me kryeministrin shqiptar, Hoti do të takohet me presidentin Ilir Meta dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në dy takime të ndara.

Hoti do të pritet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë