Loading…

Kryeministrja e Serbisë anulon takimin me dy senatorët amerikanë

  • 24/05/2023 | 22:38

Kryeministrja e Serbisë anulon takimin me dy senatorët amerikanë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka anuluar takimin e saj me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peter, transmeton Gazeta Metro.


Kështu ka raportuar Danas, ku është shtuar se takimi i tyre ishte paraparë të mbahej nesër duke filluar nga ora 11:00.

Të dy senatorët amerikanë janë duke qëndruar në Beograd, dhe të njëjtit, nesër pritet të takohen me presidentin serb Aleksandar Vucic.

Brnabic ditë më parë në parlamentin serb, gjatë përballjes me opozitën serbe, kishte akuzuar perëndimin me pretendimin se shërbimet huaja janë duke e nxitet artificialisht kriza në Serbi përmes opozitës.

Ajo në një moment kishte ‘eskaluar’ duke e përplasur mikrofonin dhe duke e përfunduar fjalë të papërshtatshme dhe fyese ndaj opozitës”more m*ta të neveritshëm”, ishte dëgjuar tek thoshte kryeministrja serbe.

Duhet kujtojmë se senatorët kanë qëndruar edhe në Kosovë, ku gjatë vizitës së tyre ata kanë zhvilluar takime me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, si dhe me liderët opozitarë, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Gjatë kësaj vizitë, senatorët amerikanë kanë kërkuar që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të zbatohet, dhe se e njëjta duhet të përfundojë së zbatuari gjatë këtij viti. /gazetametro.net

‘More m*ta të neveritshëm’: Brnabic huqi dhe shau opozitën serbe në kuvend, histeri në qeverinë serbe pas protestave masive

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë