Loading…

Kryeministrja finlandeze Marin u xhirua në përqafim intim e ulur në prehër të disa burrave në klub

  • 19/08/2022 | 23:06

Kryeministrja finlandeze Marin u xhirua në përqafim intim e ulur në prehër të disa burrave në klub

Stuhia që i ka shkaktuar vetes kryeministrja finlandeze Sanna Marin me argëtimin e saj të egër nëpër klube e dehur deri në orët e para të mëngjesit i doli edhe një video tjetër. Duke u mbajtur reputacionin për këtë por duke e dëmtuar martesën e saj potencialisht përveç karrierës politike, transmeton Gazeta Metro.


Liderja 36 vjeç një prej më të rejave në botë tashmë është detyruar të mohojë që ishte nën ndikimin e drogës në klipin viral ku po argëtohej me miqtë e saj.

Por të premten tabloidi finalndez Seiska e postoi një video të re të po asaj nate ku politikanja socialdemokrate shihet në përqafim intim me një burrë që vazhdimisht e puthë në qafë derisa vazhdojnë të vallëzojnë në klubin plot të mbushur në Helsinki.

Marin është e martuar tash dy vite me Markus Raikkonnen, një ish futbollist e tani biznesmen. Ata kanë një vajzë 4 vjeç Emma.

Një dëshmitar i ka thënë Seiska se ajo shihej “qartë se ishte e dehur”  dhe “ka vallëzuar në mënyrë intime me së paku tre burra”.

Dëshmitarja ka insistuar se “ajo i është ulur në prehër të të dy burrave tjerë”. “Ajo po sillej si një 20 vjeçare. Vështirë të besosh se ajo është e martuar” i ka thënë ajo Seiska, duke pretenduar se ajo ishte në klub deri në 05:30./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë