Loading…

Kryeministrja finlandeze shfaqet mahnitëse me një fustan të shkurtër dhe çizme të zeza

  • 13/08/2022 | 16:08

Kryeministrja finlandeze shfaqet mahnitëse me një fustan të shkurtër dhe çizme të zeza

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin bëri përshtypje edhe një herë me stilin dhe paraqitjen e saj në festivalin Flow në Helsinki.


Politikania ishte e veshur me një fustan paksa mbi gju, i zbukuruar me temina dhe i lidhur në bel me një rrip të ngushtë lëkure. Look-u u shoqërua me çizme të zeza, një çantë të vogël zarf dhe syze dielli.

Sanna Marin ka postuar një foto në story-t e saj në Instagram.

Kryeministrja është bërë shpesh virale për paraqitjen e saj.

Ajo është parë më herët me pantallona të shkurtra dhe xhaketë lëkure.

Ajo u shfaq tejet mbresëlënëse në Ruisrock një festival rock që zhvillohet çdo vit në ishullin e Ruissalo në Finlandë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë