Loading…

Kryeministrja norvegjeze detyrohet ta fshijë postimin për shkak të komenteve urrejtëse ndaj muslimanëve

  • 16/03/2019 | 17:00

Kryeministrja norvegjeze detyrohet ta fshijë postimin për shkak të komenteve urrejtëse ndaj muslimanëve

Pas sulmit terrorist në Zelandën e Re ku la të vdekur 49 persona dhe mbi 20 të plagosur, tani kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg pas komenteve urrejtëse ndaj muslimanëve detyrohet të fshijë postimin në Facebook ku e kishte dënuar këtë akt të tmerrshëm, transmeton Gazeta Metro.


Solberg për shkak të komenteve urrejtëse ndaj muslimanëve është detyruar ta fshijë postimin e saj në Facebook për ngushëllimet që ua dërgoi muslimanëve të Zelandës së Re.

Ajo për këtë noftoi gjatë ditës së djeshme, ku tha se për shkak se nuk arrinte t’i fshinte komentet urrejtëse u detyrua ta fshijë të gjithë postimin.

“Për fat të keq, u detyrova ta fshihja statusin që kisha shkruar për terrorin mizor që goditi Zelandën e Re këtë natë. Për shkak se nuk arrija t’i fshija mesazhet urrejtëse, edhe pse u përpoqëm. Për fat të keq “, shkruan Kryeministrja.

Kryeministrja e shtetit nordik ka thënë së është pro diskutimeve në rrjetet sociale, por thotë se nuk do të donte që këto diskutime të jenë të mbushra me shprehje raciste dhe urrejtje.

Shtetet nordike njihen si shtetet më të hapura dhe liberal ndaj të huajve, migrantëve por duket që tani gjërat vërtetë janë përkeqësuar sa i përketë të drejtave të migrantëve./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë