Loading…

Kryeministrja serbe dënoi kërcënimin e gazetares kosovare

  • 05/07/2019 | 18:20

Kryeministrja serbe dënoi kërcënimin e gazetares kosovare

Dje televizioni N1 njoftoi se korrespondentja e tyre në Prishtinë, Zana Cimili, ishte kërcënuar nga një person, sot reagoi edhe qeveria serbe përmes kryeministres Ana Brnabic, e cila i quajti të neveritshme e të papranueshme, transmeton Gazeta Metro.


Serbia ka marrë vazhdimisht kritika nga BE’ja, edhe në raportin e fundit të progresit, se liria e mediave dhe e fjalës është e ngulfatur nga presionet e politikës, posaçërisht nga pushteti. Presidenti i Serbisë ishte ankuar rreth raportit të BE’së për këtë çështje.

Kërcënimi i drejtuar ndaj gazetares Zana Cimili dhe familjes së saj ishte i tmerrshëm “dëshirë e jetës sime është të vras një shqiptar, madje edhe fëmijë shqiptar, mezi pres të nisë luftë e re në Kosovë ashtu që shqiptarët ta përjetojnë mllefin serb”.

Televizioni njoftoi dhe bëri kërkesë për zbardhjen e rastit nga e institucionet përkatëse në Beograd e Prishtinë.

Zyra e për bashkëpunim me media e kryeministrisë serbe deklaroi sot se “Kërcënimet e neveritshme ndaj gazetares së N1, Zana Cimili, janë të papranueshme dhe meritojnë dënim. E rëndë të paramendohet se dikush në shekullin e 21 mundet në atë mënyrë ta kërcënoj dikë e të kaloj pa u dënuar. Prandaj pres që institucionet përgjegjëse në afatin më të shkurtër të mundshëm ta zbulojnë kush qëndron prapa kërcënimeve e në mënyrë të drejtë t’i sanksionojnë”.

Televizioni N1 njoftoi se Prokuroria serbe për krime teknologjike ka nisur hetimin për rastin e kërcënimit të gazetares kosovare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë