Normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, asaj të Serbisë dhe Kosovës mund të ndodhë së shpejti njofton kryeministrja serbe Ana Bernabic, pas një takimi me deputetin e Bundestagut, Johan Vadeful, ku ky i fundit i kërkoi asaj që të implementohen marrëveshjet e arritura në Bruksel me Kosovën.
Sipas kryeministres serbe Bernabic, Serbia është e gatshme që të normalizojë raportet me Kosovën në një të ardhme të afërt, transmeton gazetametro.net.
Ajo po thotë se me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, do të siguronte stabilitet dhe siguri për qytetarët e të dy vendeve, por kryeministrja po e sheh si dekurajuese veprimet e Qeverisë së Kosovës që sipas saj nuk po implementon marrëveshjet që janë arritur mes dy palëve në Bruksel.
“Serbia është e gatshme të normalizojë raportet me Prishtinën dhe të arrijë një zgjidhje përfundimtare e cila do të siguronte stabilitet dhe siguri për qytetarët e të dy vendeve, por dekurajues është fakti që Prishtina nuk po i implementon marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Bernabic, transmeton gazetametro.net.
Kujtojmë se kancelarja Angela Merkel i ka kujtuar Thaçit e Vucicit se nuk do të ketë ndryshime të kufijve në regjion dhe se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve./gazetametro.net