Loading…

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut Sylejman Rexhepi martohet me një vajzë 50 vjet më të re

  • 23/05/2020 | 17:43

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut Sylejman Rexhepi martohet me një vajzë 50 vjet më të re

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, është martuar me një vajzë 50 vjet më të re.


Kjo është bërë e ditur nga disa media shqiptare atje, të cilat kanë shkruar se se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.

Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI’së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re. Kurorëzimi është bë në muajin e Ramazanit.

Siç raporton Libertas, bashkëshortja e re e reisit Rexhepi është 50 vite më e re.

Kryetari i BFI’së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.

Burime në BFI konfirmojnë kurorëzimin e reisit Rexhepi, por nuk duan të flasin duke theksuar se bëhet fjalë për çështje private.

Ndërsa vlen të theksohet se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë. Nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe as pse janë tërhequr.

Në bazë të dokumenteve të arritura në redaksinë e ‘news33’ rezulton se nga xhiro-llogaria e BFI’së në “Shparkase Bank” kreu i saj Sulejman Rexhepi vetëm në një ditë ka tërhequr kesh 1 milion euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë